Kryesore

Problematikat e qytetarëve dhe propozimet, PD ngre strukturë koordinimi, Basha ia beson Salianjit dhe Agalliut

21:27 - 25.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka vendosur të krijojë një strukturë koordinimi për problematikat e qytetarëve dhe propozime konkrete që do të vijnë nga degë e deputetë demokratë.




Gazetari Osman Stafa raporton se vendimi është marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar dhe Basha ia ka besuar detyrën për këtë strukturë deputetëve Ervin Salianji që është dhe nënkryetar i grupit parlamentar si dhe sekretarit, Arbi Agalliu.

Ata do të merren me mbledhjen e denoncimeve, përcaktimin e prioriteteve dhe publikimin e tyre në media.

Pikërisht Lulzim Basha i dha sot detyrë deputetëve që të dalin në teren dhe të intensifikojnë kontaktet me qytetarët dhe për të ngritur çdo problematikë që kanë ata si dhe të ndjekin abuzimet e qeverisë në çdo sektor.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.