Kosova

Sulmet në Veri të Kosovës, Vjosa Osmani apel ndërkombëtarëve: Mos injoroni tendencën ruso-serbe, BE e NATO të ndalojnë Vuçiçin

16:35 - 25.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka bërë apel ndërkombëtarëve veçanërisht BE dhe NATO të ndalin Vuçiçin dhe mos injorojnë sulmet e fundit të armatosura në Veri.




Osmani thotë se sulmet kanë ardhur nga struktura kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia që po destabilizon rajonin.Ajo fton qytetarët e Kosovës të jenë të bashkuar dhe të refuzojnë skenarët e Serbisë.

STATUSI NGA VJOSA OSMANI

Sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia janë dëshmia kryesore për atë që po e themi që moti: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuqiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon, i cili po synon zhbërjen e arritjeve të aleatëve tanë amerikanë dhe evropian në Kosovë e rajon.

Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë – tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-në, si bashkim e sistem vlerash. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet

baltike, Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuqiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e “botës serbe”, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi.

Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti serbët e Kosovës që të jenë të bashkuar në refuzimin e skenarëve ogurzi të Serbisë. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë pranë tyre duke ofruar mbështetje dhe siguri nga strukturat kriminale dhe ilegale të Serbisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.