Kosova

Zhvillimet në Veri të Kosovës, Vjosa Osmani ndërpret vizitën në Nju Jork

21:59 - 25.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.




Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës me anë të një komunikate për mediat. Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj.

Presidentja mori pjesë në një bisedë në Universitetin “Columbia” në Nju Jork, ndersa zhvilloi takimet edhe me homologët e saj nga Bosnja dhe Mali i Zi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.