Kryesore

Emocionuese, momenti kur trajneri grek i hedh mbi supe flamurin shqiptar Markut

13:15 - 26.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Florian Marku nderoi gjithë shqiptarët anembanë botës duke triumnfuar në stadiumin e Tottenhamit ndaj Ukrainasit, Maxim Prodan.




Por nje detaj interesant u kap nga trajneri i tij grek, Georgios Armagos, me këtë të fundit që e ka stërvitur që fëmijë.

Trajneri grek në fund të ndeshjes i hodhi mi supe flamurin shqiptar Markut.

Luan Zyka postoi në ‘Facebook’ foton e këtij momenti.

Shikoni këtë foto me Kampionin tonë Botëror te Boksit, Flori Marku.Ai që i hedh mbi supe flamurin shqiptar është traineri i tij prej vitesh, selanikasi Georgios Armagos (Γεώργιος Αρμάγος).Jorgos e ka spikatur që në vogëli talentin dhe shpirtin e paepur te Florit. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë Florit jo vetëm si mësues dhe trainer i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek.Është emocionues ky veprim i Georgios Armagos, këtij njeriu dhe traineri të madh, që me punën e tij mbështet vlerat e larta dhe burrërore njerëzore në sport, pa dallim etnik, por duke respektuar edhe origjinën e sportistit të tij.Ashtu siç e tregoi edhe sonte duke hedhur mbi supet e Florit, kampionit botëror, flamurin e kombit të tij, flamurin kuqezi.Respekt dhe nderim trainerit dhe grekut të madh Georgios Armagos!”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.