KULTURË

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, shpallet “Filmi më i mirë, me metrazh të gjatë” në Festivalin e Karlsruhe në Gjermani

11:48 - 26.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas një ndërprerje dy-vjeçare për shkak të pandemisë, Kinemaja duket sikur po rikthehet. Dhe këtë herë me një lajm të mirë për Kinematografinë Shqiptare. Filmi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” me regji të Namik Ajazi e skenar të Ruzhdi Pulaha, me fotografi të Nino Celeste, ftoi çmimin si “Filmi më i mirë i gjatë në edicionin e 21, të Festivalit të Kalsruhe Gjermani.




“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” sjell një histori të pamundur dashurie mes një djali shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Historia e tyre e dashurisë është gjetja për të ripërcjellë edhe njëherë atmosferën e dramat e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës komuniste. Edicioni i 21, i festivalit ndërkombëtar i filmit: Karlsruhe, Indipendent Days, u zhvillua nga data 21-25 shtator.

2f605ffc-26e6-4d51-9d51-d292987b5cc2 2f605ffc-26e6-4d51-9d51-d292987b5cc2 (1) e257d733-f8b7-42e3-8a66-c905da9d848f 9126a4d2-bdfc-4e85-8e92-b8262316a5db
<
>

Karlsruhe film Festival është një nga festivalet më të mëdha të filmit në Gjermani. Nga 1200 filma të paraqitur nga 90 shtete, juria selektoi 140 filma, të metrazhit të gjatë e të shkurtër, prej të cilëve 8 u vlerësuan me çmim. “Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit” është një bashkëprodhim shqiptaro -italian i vitit 2019, mes Mediavision e Mediterrania production, mbështetur nga QKK, Euroimage dhe Ministria Italiane e e Kulturës me pjesëmarrjen e një kasti aktorësh nga më të mirët në dy vendet.

Remo Girone, MartaGastini, Beatrice Aiello, Anton Kowdrinaj, Vityoria Zinny, Olta Daku, Guljem Radoja, Alfred Trebicka, Rajmonda Bulku, etj.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.