AKTUALITET

Tentoi të shuante zjarrin që i përfshiu tokën, 59-vjeçari nga Kavaja asfiksohet nga tymi dhe ndërron jetë

17:30 - 26.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 59-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike sot në Kavajë. Ai tentoi të shuante një zjarr që kishte përfshirë një sipërfaqe toke, por 59-vjeçari është asfiksuar dhe më pas ka ndërruar jetë.




Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin Sterbeg, Kryevidh në zonën e Kavajës. Sipas policisë ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale R.P.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet që çuan në aktivizimin e zjarreve teksa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.