Kosova

Albin Kurti për akademikun Rexhep Qosja: Ka dhënë kontribut të paçmueshëm për të dy popujt, ditëlindjet duhet t’ia kremtojmë 2 herë

14:35 - 27.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, në ceremoninë për titullin e akorduar akademikut Rexhep Qosja, me titullin “Kordoni i Madh me Yll i Medaljes”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nënvizoi rëndësinë që ka dhënë akademiku ndër vite, për të dyja popujt.




Kurti tha se ditëlindjet e Qoses duhet kremtuar dy herë, një herë në Shqipëri dhe një herë në Kosovë.

“Ngjarja e sotme tregon se ditëlindjet profesor Qoses duhet t’ia kremtojmë nga 2 herë, një herë në Kosovë dhe në Shqipëri, sepse ka dhënë shumë për kombin shqiptar. Profesor Rexhep Qosja në më shumë se gjysmë shekulli veprimtari ka frymëzuar studentë në mësime dhe demonstrata. Pra është një ndër personalitetet e radha kontributin e paçmueshëm të së cilit nuk e matim dot. Për bindjen time kombi shqiptar është komb i gjuhës dhe i historisë. Pra, i gjuhës shqipe dhe historisë së popullit shqiptar. Historinë e kemi gjithë andej në politikë duke gjalluar.

Në një rrafsh tjetër, si një studiues i madh i romantizmit unë jam ndikuar nga profesori dhe vazhdoj të besoj që romantizmi është ilaçi më i mirë ndaj cinizmit. Në fund, profesor Rexhep Qosja po kremton bashkë me neve 85 vjetorin dhe ne zotohemi se do t’ia kremtojmë të gjitha ditëlindjet. Edhe atë kur të mbushë 90 vjeç, edhe kur të mbushi 100 vjeç”, tha Kurti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.