Kosova

COVID-19 në Kosovë, regjistrohen vetëm 23 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

15:14 - 27.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 3 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 23 raste të reja të infektuara me këtë virus.




Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Njoftimi:

27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349. Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.