AKTUALITET

“Kurti nuk ka llogaritur serbët e Kosovës dhe forcën e shtetit të vet”, Rakipllari: Ballkani i Hapur është iluzion, situata në Veri e grisi fasadën

21:47 - 27.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i informacionit në “News24”, Robert Rakipllari e quan të drejtë vendosjen e reciprocitetet nga ana e qeverisë së Kosovës për çështjen e targave, por deklaron se kryeministri Albin Kurti nuk ka llogaritur serbët e Kosovës dhe forcën e shtetit të vet.




Nga ana tjetër Rakipllari thekson se me atë që bën Serbia që për dy teneqe sjell tanket, nuk mund të ketë Ballkan të Hapur dhe kjo nismë është iluzion.

“Marrëveshjes së Kumanovës i ka skaduar afati. Ky është një fakt në favor të Serbisë. Ky konflikt është përtej asaj që Arjani e përmendi si çështje e marrëveshjeve të firmosura se ne e dimë që Serbia bën lojën në rajon. Për mendimin tim Kurti po e bën këtë sot, për atë që e quan politika e tij për reciprocitetin. Vendosja e reciprocitetit është mënyra më e mirë për t’u përballur me Serbinë. Ajo çfarë nuk ka llogaritur sot Albin Kurti, janë serbët e Kosovës.

Serbët e Kosovës e kanë bllokuar pjesën e doganës së Kosovës. Nga njëra anë kemi tanket e Serbisë, avionët ushtarakë dhe në anën tjetër forcat e Kosovës që bëjnë dhe ato teatër sepse ato nuk e lirojnë dot rrugën. Jemi para një situate delikate. Policia Speciale e Kosovës praktikisht bën teatër në territorin e saj. Se po të bllokohet rruga Prizren-Pejë, do shkojë policia dhe do e zhbllokojë me dhunë rrugën. Reciprociteti është shumë mirë, por nuk ka llogaritur forcën e shtetit të vet. As forcat e NATO-s nuk ndërhyjnë dot. Kjo situatë e tillë, ku qëndron problemi, këto e grisin fasadën e Ballkanit të Hapur.

Ajo ideja që ka z. Rama, por me atë që bën Serbia që për dy teneqe sjell tanket, nuk mund të ketë Ballkan të Hapur. Ballkani i Hapur është iluzion. Kryeministri shqiptar në qoftë se rikuperoi diçka nga marrëdhënie e tij e vështirë me Albin Kurtin, por nga ana tjetër ishte absurde që Ballkani i Hapur vazhdon dhe ai është më i bindur se kurrë”, tha Rakipllari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.