Kryesore

Pse nuk ka më ministra nga Kosova në qeveri? Rama thumbon Kurtin: Mandatin e 3-të do bëhem kosovar vetë, por s’do vij të bëj fushatë këtu

18:15 - 27.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar gjatë takimit me studentët në Prishtinë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.




Teksa një student e pyeti nëse ka një ndryshim politikash, duke qenë se në kabinetin “Rama 3” nuk ka ministra nga Kosova, Rama tha se do bëhet vetë kosovar këtë herë, por ama deklaroi se nuk do të vijë në Kosovë për të bërë fushatë.

Kujtojmë se Albin Kurti u shfaq disa herë gjatë zgjedhjeve të kaluara në vend, në përkrahje të disa kandidatëve të Vetëvendosjes në Shqipëri.

Studenti: Keni pasur dy ministra nga Kosova në qeverinë “Rama 2”, tani më nuk është asnjë. Çfarë ndodhi? Pati ndonjë ndryshim të politikave të shtetit?

Rama: Jo, tani këtë mandatin e tretë do bëhem kosovar vetë. Edhe mos e merrni me të qeshur se unë po e vendosa një gjë, e bëj.
Por nuk do vij të bëj fushatë këtu për të marrë vota, të mos ketë frikë asnjëri, unë as do vij të votoj këtu. Faleminderit!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.