AKTUALITET

“Situata është delikate”, Çollaku: Albini theu një rutinë në raportin me Serbinë, Vuçiç kërkon konflikt në kufi që të hyjë në territorin e Kosovës

21:52 - 27.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku e ka konsideruar si një thyerje rutine të politikës vendimin e kryeministrit Albin Kurti për reciprocitetin e targave. I ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ai tha se i frikësohet një veprimi në terren nga ana e Serbisë.




Sipas tij Vuçiç po pret një rast incidenti në kufi që të forcat serbe të hyjnë në tokën kosovare.

“Mendoj që  në këto 10 vite diplomacia serbe lëvizi shumë mirë. Rriti potencialet në Bruksel dhe Ëashington. Hapsira diplomatike e Serbisë po ngushtohet në mënyrë progresive. Albini theu një rutinë në raportin me Serbinë. Kjo sjellje çoi që në negociata pala kosovare ishte ajo që kënaqte Serbinë. Kurti filloi të mbrojë pikët e dobët të Kosovës. Kosova po ashtu kundërshton Minishengenin, shtuar edhe presionin e ndërkombëtareve që duhet të mbyllet dialogu frika ime është që Serbia do të përdorë kartën e fundit, lëvizjet në terren. Nuk duhet të harrojmë që Serbia ka një ushtri civile në Kosovë. Sikur të shpallet autonomia e veriut të Mitrovicës atëherë Kosova do të vendosë autoritetin në vend dhe do të krijojë konflikt. Vuçiç pret një rast të tillë, ose një incident që mund ta provokojë, ose një lëvizje të tillë. Kjo do t’i jepte avantazh në një raund dialogu me Kosovë. Në rast se ka një lojë që po gjuan Vuçiç është incident dhe lëvizje autonome e veriut. Situata është delikate. Dy faktorë do ta demotivonin këtë gjë: Forca e NATO-s dhe BE dhe dalja jashtë kontrollit e situatës”- tha ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.