BOTA

Akuzohet se vrau mësuesen dhe e fshehu në park, kush është 36-vjeçari shqiptar në Angli që u arrestua për ngjarjen e rëndë

12:59 - 28.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Personi që shihni në foto është 36-vjeçari, Koci Selamaj. Ky i fundit, akuzohet se ka vrarë mësuesen e shkollës fillore, Sabina Ness dhe trupin e saj, e kishte fshehur në një park të Sussex. Shqiptari, thuhet se punonte shpërndarës në “Domino-s pizza”, nga maji deri në korrik. Trupi i pajetë i vajzës u gjet nga një qen, një ditë pas krimit, rreth 100 metra larg shtëpisë ku qëndronte.




Selamaj, raportohet ka jetuar me të dashurën e tij rumune në Esat Sussex, ndërsa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në muajin gusht të këtij viti. Policia e kishte vënë nën hetim shqiptarin 24 orë para se ta arrestonte, ndërsa më herët policia kishte arrestuar edhe dy persona të tjerë në lidhje me këtë ngjarje të cilët tani janë lënë të lirë.

Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë publikuar ende nga policia, por thuhet se autori i vrasjes së Sabinës e goditi atë me një objekt mbi kokë para se ta mbante mbi supe drejt parkut ku u gjet trupi i saj. Dëshmitarët kishin treguar se kishin parë një burrë në këtë zonë që ngjante me atë që po kërkonte policia.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.