Ndonëse prej vitesh qëndron larg ekranit, Amarda Toska vazhdon të pëlqehet nga publiku, të cilët ia kanë ndjerë mungesën shpeshherë. Një ndër pyetjet së cilës i bëhet më shpesh është ajo në lidhje me nëse do të kthehet apo jo në ekran.
Në një intervistë virtuale me ndjekësit, ajo ka treguar pse ka munguar për kaq gjatë në televizion.
Kujtojmë se kjo temë u hap edhe më herët në emsionin “Dua të të bëj të lumtur”.
Një ndër pyetjet që Arbana i drejtoi Amit ishte nëse do ta shikojmë më në televizion. Ajo tha që nuk ka hequr dorë nga ekrani, por momentalisht është tejet e zënë me projektet e saj.
“Në mendjen time nuk e kam mbyllur. Nuk them kam hequr dorë, por kam krijuar një rrugëtim me disa gjëra të mia dhe të them të drejtën nuk kam një shtysë aq të madhe sa të marr pjesë. Ose ndoshta dhe s’ka qenë projekti i duhur”, tha Ami.