Kryesore

Arbëreshët/ Shehri: Studimet e Koliqit, kontribut i jashtëzakonshëm. Paci: Shtypshkrimi si dëshmi njëkohshmërie

19:36 - 28.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studimet mbi arbëreshët janë në fokusin e një kuvendi të mbajtur nga Qendra e Studimeve e Publikimev për ta. Profesoreshë Dhurata Shehri është ndalur te studimet e Ernest Koliqit si ndjekës i traditës së Joklit e Çabejt.




SHEHRI: Kriteret që Koliqi përdor për klasifikimin e letërsisë shqipe që në këtë rast vlejnë edhe për letërsinë arbëreshe, është një treshe e famshme e arealeve gjeografike, ku ndahen veriu, jugu e arbëreshët, në dialektet a të folmet ku ndan gegërishten, toskërishten dhe dialektin arbëresh dhe tre besimet, mysliman, orotofoks dhe katolikë. Natyrisht në këtë kombinim tresh të tre kritereve, De Rada del autori i parë, kronologjikisht, para Naimit dhe Fishtës.

Duke parë si pasardhës të De Radës Skiroin, dhe duke cilësuar Mjedën dhe Skiroin si dy autorët më klasikë, Koliqi, sipas saj, ka një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet arbëreshe. Një pikë kulmore mbeten gjithnjë edhe dëshmitë e para të shkrimit në shqipe, edhe kur ajo është mesjetare.

Evalda Paci: 500-a, shekulli i 16-të që është shekulli i promovimit të shtypshkrimit në shumë vise të Europës, ka përfshirë edhe lëvrimin e shkrimit shqip dhe arbërishtes dhe arbërishtes gjithashtu, me doktrina e doracakë, dhe Mesharin e vitit 1555. Mund të flitet për njëkohshmëri dhe objektiva të ngjashme.

Kuvendi me pjesëmarrjen e 40 studiuesve synon të nxjerrë në pah gjendjen e studimeve arbëreshe si një diasporë unike në rujatjen e trashëgimisë e gjuhës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.