AKTUALITET

“Beteja finale”, gazetarja Klodiana Lala: Fitore momentale e Tahirit në Gjykatën e Lartë, ja kur mbyllet procesi në Apel

14:28 - 28.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 e ka cilësuar si fitore momentale ose të pjesshme vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.




Tashmë që çështja kalon në Apelin e GJKKO, gazetarja ka sqaruar skenarët e mundshëm dhe të papriturat që mund të ndodhin aty.

Në Apel, sipas Klodiana Lalës vendimi mund të merret dhe me 2 seanca të zhvilluara, por fillimisht duhet parë numri i gjyqtarëve.

Në Apelin e GJKKO, numri i gjyqtarëve është reduktuar kurse disa të tjerë mund të jenë në konflikt interesi me Tahirin pasi kanë qenë në Shkallën e Parë.

Sipas parashikimit të gazetares, procesi i Tahirit në Apel përfundon brenda këtij viti ose para dhjetorit.

‘’Në këtë stad, fitore momentale e Tahirit, ish-ministrit të brendshëm që kërkonte prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm dhe kthimit me tjetër trupë gjykuese.

Tahiri në seancën e sotme në Gjykatën e Lartë që duhet të ishet seancë e hapur dhe transparente, pasi Gjykata mbylli dyert. U lejua vetëm një gazetar brenda.

Tahiri kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit, u pranua. Ka pretenduar se ka pasur shkelje të rënda proceduriale, kanë qenë teknike, porn ë trupën gjykuese ka amrrë pjesë Albana Boksi, gjyqtare e Apelit dhe anëtarë e Gjykatës së Lartë. Tahiri pretendonte se e bënte të cënueshëm vendimin pasi janë në konflikt interesi. Ajo dha dorëheqje, por nuk ja pranoi Gjykata.

Tashmë çështje rikthehet në Apel. Ajo çfarë duhet thënë, e zgjeruan sferën e rekursit që i kërkuan Gjykatës së Lartë që çështja të gjykohej në këtë Gjykatë, por nuk u mor në konisderatë.

Për ta sqaruar se është shumë teknike, SPAK iu drejtua Gjykatës, ose më saktë Krimet e Rënda i kërkoi Gjykatës dënimin për trafik droge. Gjykata për Krime të Rënda e kohës, pa u krijuar e Posaçmja, pushoi akuzën për trafik droge, e dënoi vetëm për shpërdorim detyre dhe 3 vite shërbim prove.

Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg, u vetëdorëzua, madje sot është në qeli dhe Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për lirim.

Tahirit duhet t’i komunikohej vepra e re, që të bënte mbrojtjen, dhe të bënte process të rregullt ligjor. Duke mos e ndërmarrë këtë, z.Haxhia thotë që ka shkelje. E dyta, lidhet me të qenit Tahiri ministër i Brendshëm. Sipas Gjykatës ka lejuar kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

Sa i përket Apelit, nuk ka marrë në konsideratë, prat ë merrej me themelin, pra qëndronte kjo akuzë apo jo. Ose të dënohet për trafik droge, ose pafajësi. Kjo është fitore e pjesshme. Apeli nuk zgjat shumë seanca, por duhet të arsyetojë vendimin Gjykata e Lartë.

Duke qenë se Tahiri kthehet në Apelin e Posaçëm, duhet parë nëse ka gjyqtarë mjaftueshëm, mund të hyjë në lojë dhe KLGJ. Mund ti kalojë në dorë dosja një gjyqtari që ka konflikt interesi. Pra shumica e gjyqtarëve në Apeli vijnë nga Shkalla e Parë. Pra që e kanë pasur në dorë dosjen e Tahirit. Maksimumi me dy seanca mbyllet në Apel, vetëm në rast se nuk merr vendim që ta kthejë në Shkallën e Parë. SPAK ditën e sotme kishet një kërkesë, duket sikur po e sulmoj, një nga prokurorët ka thënë të lihet në fuqi vendimi i Apelit dhe të marrë Shkalla e Parë në konsideratë akuzën e trafikut të drogës. Nëse pranohet kërkesa e SPAK atëhere Tahiri. Pritet që ky proces me shumë gjasë mbyllet brenda këtij viti, para dhjetorit.’’- tha gazetarja Klodiana Lala.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.