Kronikë

I fashuar në kokë dhe me oksigjen, momenti kur mbërrin te ‘Trauma’ 21-vjeçari që vrau oficerin e Krimeve

18:17 - 28.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka mbërritur te Spitali i Traumës, në Tiranë, 21-vjeçari Aldi Rama, që vrau me dy plumba në zemër oficerin e Krimeve të Rënda, 44-vjeçarin Saimir Hoxha.




Gazetari Erjon Skëndaj sjell në redaksi  pamje, që tregojnë momentin kur i riu nxirret nga ambulanca dhe futet direkt në sallën e reanimacionit, ndërsa kokën e ka të fashuar dhe mbahet me oksigjen, pasi është vetëqllëuar me armë në kokë.

Pak më herët, gazetarja Dorjana Bezat referuar burimeve nga Spitali i Lezhës, se 21-vjeçari është në vdekje klinike.

I riu ekzekutoi policin gjatë aksionit për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë, ndërsa qëlloi veten me plumb në kokë pas disa orësh ndjekjeje nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA.

I rrethuar nga RENEA e FNSH, në aksion nga ajri dhe toka, 21-vjeçari Rama u vetëplagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ndërsa pas marrjes së ndihmës së shpejtë, ai është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.