AKTUALITET

FOTO/ Makina përplaset me furgonin e mësuesve në aksin Fier-Libofshë, 4 të lënduar

14:59 - 28.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Fier- Libofshë, në vendin e njohur si Petovë, ky dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se një prej tyre ka qenë tip furgon dhe në momentin e përplasjes, po transportonte disa mësues.




Paraprakisht mësohet se përplasja kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët nga sa mësohet janë jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 14:00, në fshatin Petovë, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Ford” me drejtues përkatësisht shtetasit N. P dhe K. L. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe 3 pasagjerë, të cilat po marrin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën,”-njoftoi policia. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.