Kryesore

“Ishte garë e çmendur”, Lewis Hamilton falënderon shiun për triumfin numër 100, titulli mbetet i hapur

17:15 - 28.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Piloti britanik Lewis Hamilton mori suksesin numër 100 në karrierën e tij në Formula 1, duke triumfuar në garën ruse të zhvilluar në pistën e Sochi. Një sukses që erdhi mes shumë vështirësish, në një garë ku gabimet e rivalëve dhe shiu ndikuan në rezultatin përfundimtar. Edhe vetë piloti i Mercedes e pranon se shiu i dha fitoren.




“Ishte një garë e çmendur, me shiun që na befasoi të gjithë. M’u desh shumë kohë që të arrija te fitorja numër 100 në karrierë. Madje nuk besoja se do të arrija deri këtu, të paktën jo në këtë garë. Shiu ndryshoi fatin e garës”

Hamilton u është mirënjohës edhe mekanikëve të skuderisë, të cilët u treguan të zotë në fund me ndërrimin e gomave.

“Nuk e dija se si do të përfundonte kjo garë, por në fund i jam mirënjohës skuadrës time, pasi falë atyre, sot jam këtu ku jam, me 100 fitore. Në provat zyrtare bëra mjaft gabime dhe nuk isha i kënaqur. Kisha dhimbje në qafë, por bëra shumë fizioterapi për të qenë gati.”

Pavarësisht fitores jubilare në Rusi nga Hamilton, kampionati i këtij viti në Formula 1 mbetet i hapur, pasi Max Verstappen me Red Bull është vetëm 4 pikë larg. Gara e radhës do të zhvillohet në Stamboll më 10 tetor.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.