Kryesore

“Krimi sot guxoi sërish”, Braimllari: Vrasja e nënkomisarit në Lezhë tregon ku e ka katandisur Rilindja Policinë e Shtetit

15:42 - 28.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, reagon për vrasjen e efektivit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, gjatë aksionit për zbulimin e parcelave me kanabis.




Braimllari shkruan në një postim në “Facebook” se sot Policia e Shtetit është e pamotivuar dhe e pa mbështetur nga qeveria.

Reagimi i Braimllarit:

Ngjarja e rende e ndodhur sot ne Lezhe ku humbi jetën Nen komisari Sajmir Hoxha tregon se ku e ka katandisur Policinë e Shtetit, Rilindja.
Sot, Policia e Shtetit është me e pamotivuar dhe me e pa mbështetur se kurrë nga qeveria.
Efektivet e ndershëm qe duan te ruajnë rendin dhe sigurine publike, te luftojnë aktivitetet kriminale sabotohen për shkak te lidhjes se kësaj qeverie me krimin e organizuar.
Pas 100 ditëshit te vendosur si ultimatum nga kryeministri Rama për Policinë e Shtetit, ku policia duhet te godiste krimin, krimi sot ka guxuar serish duke goditur policinë dhe duke shtuar një tjetër hero ne radhët e saj.
I shpreh ngushëllime familjes se Sajmir Hoxhes, te afermeve dhe te gjithe kolegeve te tij!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.