AKTUALITET

Ministri i Brendshëm reagon për vrasjen e policit: Akt kriminal, dora e zezë do të marrë ndëshkimin më të ashpër

14:19 - 28.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për vrasjen e efektivit të policisë, Saimir Hoxha në Lezhë, ku e cilëson një akt kriminal.




Me anë të një reagimi, numri një i rendit në vend ka bërë të ditur se se dora e zezë që shtiu mbi policin do të marrë ndëshkimin më të rëndë.

Teksa i shpreh ngushëllime familjes, Çuçi garanton se lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt

“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë!”, thuhet në reagim.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.