Kronikë

Qëlloi veten me plumb në kokë, niset me urgjencë drejt Tiranës autori i vrasjes së oficerit të Krimeve

17:37 - 28.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është nisur drejt Tiranës 21-vjeçari Aldi Rama, që vrau me dy plumba në zemër oficerin e Krimeve të Rënda, 44-vjeçarin Saimir Hoxha.Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila referuar burimeve nga spitali, thekson se 21-vjeçari është në vdekje klinike.




I riu ekzekutoi policin gjatë aksionit për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë, ndërsa qëlloi veten me plumb në kokë pas disa orësh ndjekjeje nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA.

I rrethuar nga RENEA e FNSH, në aksion nga ajri dhe toka, 21-vjeçari Rama u vetëplagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ndërsa pas marrjes së ndihmës së shpejtë, ai është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.