AKTUALITET

“Situata e COVID-it më e mirë në Itali se sa në Shqipëri”, mjeku Beltoja: Vaksinimi duhet bërë, efektet anësore më të vogla se të mirat që sjell

15:24 - 28.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ishte i ftuar mjeku Alban Beltoja, i cili prej vitesh e ushtron profesionin e tij në Itali. Mjeku theksoi se Italia ndodhet në një situatë më të favorshme se sa Shqipëria sa i përket ecurisë së COVID-19. Sipas Beltojas, për 2 javët e ardhshme në Shqipëri, do të rriten numri i fataliteteve, ndërsa shtoi se situata do të normalizohet shpejt.




Ai tha se në Itali, ka nisur aplikimin e dozave të treta të vaksinave, te kategoria e brishtë, më konkretisht te të sëmurët kronikë. Mjeku sugjeroi që të bëhet vaksinimi dhe siguroi, që efektet anësore të saj janë shumë të vogla në raport me të mirat që sjell për organizmin.

Alban Beltoja: Numri i fataliteteve do të mbetet i lartë dhe do të vonojë të reduktohet, pasi kjo ka ndodhur dhe në Itali. Pas uljes së infektimeve, për një periudhë disa javore, më pas ka vijuar dhe ulja e fataliteteve. Duhet gati 1 javë ose 2 javë që të normalizohen këto shifra.

Në krahasim me Italinë, si është Shqipëria?

Alban Beltoja: Më keq. Nga këndvështrimi im janë dy faktorë, e para ka të bëjë me mosmbajtjen e ritmit të vaksinimit dhe masave parandaluese, një ndër të cilat është dhe mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura.

Besoj se i keni ndjekur që bëhen thirrje nga autoritetet për vaksinime, duket se njerëzit nuk binden, vazhdojnë të jenë skeptikë, kjo është neglizhencë, apo është frikë nga pasojat që mund të ndodhin?
Alban Beltoja: Mund të jetë patjetër frika, pasiguria nga ajo që dëgjon nga shumë persona. Mund të jenë dhe faktorë të tjerë. Unë vij nga zona e Lodit, aty ku nisi, një pandemi gati gati e papërmbajtur. Vetëm në spitalin e Lodit u trajtuan 3 mijë të sëmurë. U detyruam të adaptonim sallat e operimit, për të shkuar deri në 27 shtretër dhe kishim staf më pak sepse u sëmurën. Unë shoh si është situata tani. Rendja pas vaksinimit nuk kishte pse të aplikohej në Lodi, pasi njerëzit mezi e prisnin. Edhe moshat e reja paraqiteshin në stendat e vaksinimit.

Kishin preferenca?

Alban Beltoja: Në momentin kur vaksinimi ishte i lirë, ishin të disponueshëm Pfizer dhe Moderna. Astra Zeneca ishte i disponueshëm deri në qershor. Sa i përket efekteve anësore të vaksinave, nga gati 80 mln dozave të aplikuara në Itali, rreth 90 mijë kanë shfaqur komplikacione. Njerëzit në Shqipëri druhen, sepse besoj që është mungesë informimi.

Si e shpjegoni faktin që pavarësisht se e ka marrë dikush vaksinën anti*-COVID në fund ka ndërruar jetë?
Alban Beltoja: Vaksinat, edhe nga ato më të mirat, kanë një efikasitet deri në 95% në mbrojtje nga sëmundjes. Mbetet gjithmonë një 5% që ngelet e ndjeshme ndaj virusit sepse nuk prodhon imunitet, apo mbrojte siç duhet. Plus edhe fakti që të dhënat e fundit po tregojnë që vaksina po e humbet efikasitetin aq më shumë sa kalon koha e vaksinimit, këto 2 aspekte, mund të bëjnë të mundur që edhe ndërmjet të prekurve të ketë të vaksinuar me 2 doza që paraqesin forma të rënda. Unë i referohem shifrave të Italisë. Nga muaji qershor, ne kemi të shtruar në repartet COVID, 7 deri në 8 persona, të gjithë të pavaksinuar.

Sa ishte shifra e imunitetit të tufës në Itali?

Alban Beltoja: Vaksinimi në Itali ka mbërritur në 80%. Duket se imunizimi kolektiv kërkon një shifër më të madhe akoma, duket deri te 90%.
Italia i janë nënshtruar jetës normale?
Po, por studentët nëpër shkolla edhe në salla duhet të qëndrojnë me maska. Dozat e bëra nga të gjitha vaksinat janë disa miliardë dhe përballë efekteve anësore që janë në një përqindje shumë të vogël, kemi një përqindje të lartë të efekteve anësore që të shkakton COVID-i. 15 % e shtretërve nëpër spitale i janë dedikuar të sëmurëve me COVID. Prandaj Italia është në zonën e bardhë. Hapja e shkollave, aktiviteteve, nuk e zhvendosin ngjyrën e zonës, e cila vijon të jetë e bardhë.

Në Itali sa e keni orën policore?

Alban Beltoja: Jo, nuk kemi orë policore. Në mes të shtatorit nis doza e tretë për të sëmurët e brishtë, ato me sëmundje kronike. Kjo është kategoria e pacientëve që u vaksinuan për herë të tretë. Imunizimi i kësaj shtrese ishte i pamjaftueshëm me dy doza, sepse mbrotja ishte diku te 50%.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.