Kryesore

Ursula von der Leyen viziton sot Tiranën

08:52 - 28.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do ta nisë nga Tirana turin e saj Ballkanik me një vizitë në Shqipëri.




A2 CNN ka siguruar axhendën e vizitës, që do të nisë me pritjen te Pallati i Brigadave, në orën 09:00. Në orën 10:00, takimi me presidentin Ilir Meta në Presidencë dhe rreth orës 11:15 vizitë te një shkollë në Qerek të Krujës, ku do të zhvillohet konferenca për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Më pas, Ursula von der Leyen do të drejtohet për në Maqedoninë e Veriut. Të mërkurën, Von Der Leyen do të vizitojë Kosovën, ku sigurisht do të diskutohen tensionet e larta në veri. Po në të njëjtën ditë do të jetë dhe në Serbi.

Një ndalesë do të bëjë të mërkurën edhe në Mal të Zi. Turin ballkanik, presidentja e Komisionit Europian, e përmbyll të enjten në Bosnjë dhe Hercegovinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.