Kronikë

Vrasja në Lezhë/ Si Policia po përpiqet të shpërqëndrojë autorin, itinerari që ndoqi pas krimit

15:16 - 28.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eshtë zbardhur itinerari që ka ndjekur autori 21-vjeçar Aldi Rama pas vrasjes së efektivit Saimir Hoxha në Kune-Vain të Lezhës.




Fillimisht ai u arratis me mjetin “Volkswagen”, por më pas e braktisi atë. Aty është parë nga banorë të zonës që kanë dëshmuar se kanë parë një djalë të ri që u largua me shpejtësi.

Dyshohet se i riu është kthyer në zonën ku dhe kreu krimin dhe fshihet në një zonë me bimësi të dendur.Policia nga terreni dhe me helicopter po përpiqet ta kapë, ndërkohë që për ta shpërqëndruar autorin, po hidhen zhurmuesa të ngjashme më të shtënat.Aldi Rama ende nuk është dorëzuar dhe vijon të qëndrojë i fshehur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.