Kryesore

Prindërit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku” në Tiranë paralajmërojnë protesta deri në bojkot: Ktheni orët mësimore të plota

17:17 - 30.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkurtimi i orëve të mësimit nga 45 në 30 minuta, për shkak të masave që janë marrë nga qeveria për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, duket se po kthehet në një problem të madh për prindërit. Prej 2 ditësh prindërit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku” po nënshkruajnë një peticion, ku do i kërkojnë Ministrisë së Arsimit kthimin e orëve mësimore të plota.




Mbledhja e firmave do të vazhdojë edhe disa ditë dhe në rast se nuk marrin përgjigje prindërit paralajmërojnë ndërprerjen e mësimit dhe protesta. Situata në shkollën ‘Emin Duraku’ është më e rënduar se te shkollat e tjera për shkak të fluksit të madh të nxënësve por edhe sepse një pjesë e godinës është jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Viti i ri shkollor nisi më datë 27 shtator, ndërsa që prej datës 1 shtator nxënësit kanë zhvilluar mësim plotësues për të plotësuar mangësitë e mbetura nga një vit më parë prej pandemisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.