Kryesore

Mbyllet Mural Fest 2021, ja disa nga veprat që zbukuruan fasadat e pallateve në Tiranë

20:45 - 03.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas 45 ditësh punë intenstive dhe 2 vjet përgatitje mbyllet me sukses edhe Mural Fest 2021 organizuar nga Dekor Tirana dhe kuruar nga Helidon Doni Haliti dhe Kiriakos Losifidis.




Artistë me famë ndërkombëtare nga Gjermania, Italia, Spanja, Greqia, Indonezia, etj udhëtuan drejt Tiranës për artin e magjishëm të ngjyrave murale.
Gjatë këtyre ditëve, artistët dhanë mesazhet e tyre përmes hapësirave të qytetit duke sjellë një energji shumë të bukur e duke lënë një muze të hapur në natyrë. Jeta e përditshme, rruga dhe historitë e saj u shkrinë me fasadat e godinave në Tiranë duke ridizajnuar hapësirat urbane dhe kthyer ato jo vetëm në pika të reja atraksioni në kryeqytet, por edhe destinacione për turistët e shumtë të huaj dhe ata vendas.

Ky event i kthyer tashmë në një traditë të bukur për kryeqytetin, është një festival ngjyrash, u mbështet nga Coca Cola Bottling, Albania VIZart dhe Urbanact.gr.

IMG-20211003-WA0040 IMG-20211003-WA0035 IMG-20211003-WA0038 IMG-20211003-WA0034 IMG-20211003-WA0037 IMG-20211003-WA0041 IMG-20211003-WA0033 IMG-20211003-WA0030 IMG-20211003-WA0031 IMG-20211003-WA0029 IMG-20211003-WA0028 IMG-20211003-WA0027 IMG-20211003-WA0025 IMG-20211003-WA0026 IMG-20211003-WA0024
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.