Kryesore

“Tharja e kënetës së Maliqit” e ndërtimi i regjimit, Hoxha: Elitat e reja që zëvendësuan të vjetrat, brendësuan ideologjinë

15:37 - 03.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një fëmijë dëshmitar në ekzekutimet e inxhinierëve në Maliq, ende në moshë të thyer, beson se ata ishin sabotatorë.




Kujtesa nuk është monolite. Përtej propagandës që shpërndau bindjen që pamundësia e tharjes së kënetës kishte të bënte me skenarë të huaj, banorët e zonës, përjetonin anën tjetër, të ndërtimit të një sistemi, ngritjen e tyre në piramidën shoqërore, minimizimin e anemisë dhe vendin e tyre në një elitë të re.

“Sistemet politike mbahen ne këmbë nga brendësimi i ideologjisë. Kjo pasqyrohet edhe në mënyrën se si shkuara kujtohet nga njerëz të ndryshëm në pozicione të ndryshme në piramidën shoqërore. E shkuara dhe mënyra se si ne e kujtojmë atë, është një hapësirë e kontestuar dhe një hapësirë e një debati të vazhdueshëm. Ata që u margjinalizuan dhe që u goditën, për ata sistemi identifikohet në mënyrë tjetër, ata që u dha mundësi e kujtojnë në mënyrë tjetër. Ata që regjimi u dha mundësi humbën shumëçka pas 1990-ës, ndaj me statusin e tyre aktual e lidhin me të shkuarën e lavdishme. Pra ka një lloj glorifikimi të së shkuarës” thotë studiuesi Artan R.Hoxha, pranë Institutit të Historisë.

Studimi i Hoxhës për tharjen e kënetës së Maliqit ofron një këndvështrim revers, nga provinca drejt qendrës, ku triumfi ndaj natyrës ngërthehet ngushtë me triumfin ndaj armiqve, duke krijuar një bazë të gjerë shoqërore që besonte e përfitonte përtej asaj pjese të shoqërisë që ishte zhdukur nën thundrën e dhunës.

“Ky libër merret pikërisht me momentin e ndërtimit dhe shohim sa ka elemente dhune që janë aplikuar për të ndërtuar sistemin siç është rasti i dënimit të inxhinierëve, pra goditja e elitës së mëparshme shqiptare, aq shohim edhe ndërtimin e një elite të re. Patëm atë që quhet ndryshe në gjuhën e shkencave shoqërore, alpinizëm shoqëror. Nga njerëz që ishin bujq, nga familje që deri në atë kohë ishin të margjinalizuara, në këtë moment integrohen brenda sistemit dhe piramidës së pushtetit. Regjimi nëpërmjet këtyre proceseve të mëdha filloi dhe krijoi atë bazë sociale, e cila sa ju krijoi mundësi këtyre individëve edhe fëmijeve të tyre”, thotë studiuesi Artan R.Hoxha, pranë Institutit të Historisë.

Vullnetarë të detyruar nga jugu në veri u çuan drejt Maliqit që bashkë me të burgosurit punuan për tharjen saj. Ndonëse makineritë e duhura ishin ato që mungonin në imazhet e shpërndara ato zënë vendin kryesor, siç në pikturat e realizmit socialist duke rrënjosur bindjen e një kohe të re te njeriu i ri dhe pasardhësit e tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.