OPINION

Kam një mesazh për qeverinë

11:41 - 05.10.21 Ndriçim Kulla
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjarjet e fillimit të sezonit të ri parlamentar rrodhën me shumë shpejtësi. Përjashtimi  i zotit Berisha ndryshoi jo vetëm rrjedhën e saj të natyrshme, por edhe kahun e vëmendjes dhe përqëndrimit ndaj politikës. Gjithçka do të duhej të përqëndrohej tek platforma e re e mandatit të ri qeverisës, me planet, idetë e strategjitë e punës të ministrave dhe qeverisë së re. Gjithcka është zhvendosur kah problematikave të opozitës, që në fakt janë të komplikuara e përkohësisht të vështira për t’u zgjidhur.  Në një kohë që normalisht, fokusi do të duhej të ishte te puna e qeverisë dhe te  integrimi, tek ftesa që duhej të vinte e që edhe kësaj here duket të mos vijë, te hallet e mëdha të vendit, që po e firojnë Shqipërinë cdo ditë. Mirëpo, një heshtje e gjithanshme, si  e diktuar me rregji ka pushtuar mediat shqiptare për t’u drejtuar kah këtyre çështjeve, i hedhur tinëzisht si një pluhur i zi paralizues ndaj kritikave, denoncimeve, e pse jo edhe protestavetë të ligjshme dhe paqëore për të cilat ka nevoj dhe demokracia. Gjendja ekonomike dhe sociale e Shqipërisë është tragjike, ndaj dhe krahasimet me një vit më parë, pra me vitin zero, vitin e pandemisë. sic bëjnë përfaësuesit e saj qeveritarë, janë akoma dhe më tragjike. Po kështu, dhe ecejaket e nxënësve me një apo dy turne, për të filluar vitin shkollor, duket se janë thjesht fasadë e dështimeve akoma dhe më të mëdha në arsim. Dëgjohen përditë ndryshime e emërime drejtuesish të lartë të administratës, sikur të qenë një risi apo frymë, strategji e re për të ndrequr dhe shëruar plagët e saj të vjetra e të mëdha të profesionalizmit dhe ndershmërisë në luftë me paftësinë, nepotizmin dhe korrupsionin. Në një kuptim të caktuar, të ngjan se betejat më të mëdha të ndryshimit janë zhvensdosur tek opozita, e cila po lufton për demokracinë dhe kohezionin e saj të brendshëm, duke i dhënë përkohësisht, një fushë të lirë veprimi qeverisë. Ajo mund edhe të ndjehet e përkëdhelur dhe e sigurtë thellë brenda vetes se një gjëndje e tillë, me një opozitë të mundur e ndoshta akoma dhe më të  dobët, pas ngjarjeve të saj të brendshme,  është balsam qetësues për mos-hapjen e problemeve kritike  të saj që janë të mëdha në qeverisje dhe në politikën e jashtme. Është koha më e mirë për të heshtur e për të bërë sehir, madje pse jo, është koha e paqtë për t’u relaksuar; ose dhe më keq, koha për revansh e për zullume, përderisa mjergulla ka rënë kudo dhe opozita ka hallet e saj shumë të mëdha për tu zgjidhur. Një frymë e tillë heshtjeje e stërzgjatur nga ana e qeverisë, që po vazhdon të përcjellë mesazhe dytësore apo tretësore për çështjet e vërteta, bazike, themelore të Shqipërisë, ngjall dyshime. Po të tilla dyshime, do të ngjallte edhe fanfara e optimizmit dhe triumfalitetit, që sic duket nuk është zgjedhur si rrugë. Ose e thënë ndryshe, rrjedha natyrale e projekteve, planeve, direktivave që cdo qeveri e re shtron përpara. Të gjitha u kaluan rrëshqitazi, pa përcjelljen e duhur dhe zbërthimin e nevojshëm, që duhet t’i shoqëronte.  Po përse vallë? Ndoshta pse do të sfumonte ose bënte të harrohej lufta brenda opozitës? Apo pse kjo luftë i duhet njerëzve më shumë se sa hallet e tyre të mëdha? Duket se strategjia është e mirëmenduar, pikërisht për të fshehur dicka dhe për t’ia lënë skenën shqiptare vetëm problemecve të opozitës shqiptare. Është e vërtetë, se opozita është një asset shumë i cmuar i demokracisë së një vendi, po aq sa pozita, por për njerëzit, për Shqipërinë, shteti është mbi të gjitha, edhe mbi partitë e problematikat e tyre. Është ky mesazhi që do të doja ti kujtoja qeverisë dhe kryeministrit Rama. Ajo mund të ndihet komode përkohësisht, dhe mund të harrojë e të vetëkënaqet me administrimin që i bën shtetit shqiptar, pa trysninë me të gjithë fuqinë e saj të plotë të opozitës. Vetëm se shqiptarët e dinë shumë mirë se c’humnera të thella ka hapur dhe vazhdon të hapë administrata në pushtet me pabarazinë, paaftësinë, tarafin në emërtime, në largime, dhe luftën e saj të padrejtë ndaj demokratëve të thjeshtë dhe bizneseve të vogla me prirje të tilla. Po kaq të   pabarabarta janë dhe procedurat e tenderimit, ku mbizotëron tenderimi i drejtpërdrejtë dhe klientelist.    Po njëlloj, e pabarabartë e deri në diskriminim është shpërndarja e projekteve të ndryshme kulturore,artistike,turistike,edukative, bonuseve dhe të ardhurave të caktuara në buxhetet  bashkiake për shërbime të caktuara, në favor të selektizmit dhe në dëm të popullit demokrat, të thjeshtë e me biznes të të gjitha llojeve, të administruar në të gjithë Shqipërinë nga të majtët. Të gjithë ata që po diskriminohen sot janë qartësisht demokrat. Ata sorollaten dhe ndëshkohen nga   çdo zyrë e pushtetit.Janë shumica e atyre që po ikin heshturazi përditë  nga vëndi i tyre të djathtë .Janë të djathtë me bindje  të gjithë ata që po  shikohen me syrin e heshtur dhe cinik të njerkës, përball  çdo halli apo kërkese nga administrata .. Janë të gjitha këto plagë të qeverisjes 8 vjecare, që mjegulla dhe heshtja e hedhur qëllimisht prej problemeve të opozitës, mund ti majisë më keqazi. Ndaj, shteti dhe përgjegjësia e administrimit të tij me një përgjegjësi e barazi akoma dhe më të shtuar, duhet të jetë prioriteti kryesor i qëndrimit qeveritar, përballë gjithë kësaj situate. Një vetë-përgjegjësi që të rrjedhë nga mendësia se kjo gjë jo vetëm është e përkohshme, por sepse opozita sigurisht që do të ngrihet akoma dhe më e fuqishme nga i gjithë ky proces i dhimbshëm rigjenerues, për të ushtruar e plote, e bashkuar, në kohezion me qëllimet  dhe aspiratat e saj. Cdo mendësi tjetër vetë-kënaqësimi dhe vetë-sigurie e tepruar dhe e pabazë, do të qe jo vetëm një hall më shumë për shqiptarët, por greminë e hapur për vetë qeverinë. Koha mund të duket se po punon për të, por nën hirin e zhvillimeve të vrullshme dhe befasuese që mund të ndodhin, një mos-përgjegjshmëri e vecantë në një kohë të trazuar nuk do të harrohet, përkundrazi, do të qe dyfish e dënueshme.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.