Kryesore

“Jam e helmuar nga koha ime”, Flutura Açka: Pa lirinë, nuk do të isha shkrimtare! Mërzitesha e qaja gjithë natën kur…

18:59 - 09.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga shkrimet e para te nevoja për liri, shkrimtari dhe koha e tij a bekimi i gjuhës. Poetja e shkrimtarja Flutura Açka ka mbajtur një bisedë me Alda Bardhylin në Qendrën e Librit në kuadër te Festivalit “Fajin ma ka gjuha”. Gruaja si emancipuese e shoqërisë dhe letërsisë qe zanafilla e bisedës.




“Shkrimtari është qenie që jeton në një kohë të caktuar. Shkrimtari bën edhe histori është i detyruar mendoj unë nëse do të ndihet mirë në kohën e vet. Une mendoj se jam e helmuar nga koha ime. Unë e jetoj kohën time me gjithë forcën e vet. Dhe ndoshta kjo e ka bërë letërsinë time jo të angazhuar, por socialisht të angazhuar”, është shprehur Açka.

Ajo tha se kur shkruan brenda saj zgjohet ai njeriu tjetër që jeton, që është një njeri tjetër, që është i paskrupullt, që nuk e mendon shoqërinë e që nuk ka drojë. Duke kujtuar rininë e hershme ajo foli për rëndësinë e lirisë.

“Bëja reportazhe i fusja sentimente, ata i hiqnin, unë mërzitesha e qaja gjithë natën. Ishte kohë tjetër., atë kohë isha jashtë kohës sime, isha shumë e brishtë për atë kohë. Për mua pa lirinë nuk do isha shkrimtare. Do kisha fatin e personazhit tim te romani “ku je’, pavarësisht se ajo është Drita Çomo, kam perceptuar Fluturën që çfarë do ndodhte me mua nëse do më ndalonin të isha shkrimtare”, ka shtuar shkrimtarja.

Açka numëron disa tituj librash në prozë e poezi.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.