Kryesore

Elseid Hysaj na humb ndeshjen me Poloninë. Rei Manaj “hije” në fushë. Ja pse humbi Kombëtarja

23:21 - 12.10.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ia dolën të marrin tre pikët falë një pakujdesie në mbrojtje nga ana e tanëve, por gjatë gjithë 90-minutave nuk treguan asgjë më tepër se kuqezinjtë dhe djaloshi Marash Kumbulla ia doli të izolojë edhe pikën e tyre më të fortë, polakun Lewandowski.




Sfida ishte e balancuar deri në minutën e 76’, me të dy skuadrat që kujdeseshin më shumë për të mbajtur larg rrezikun,sesa për të shkuar te goli, megjithatë një mungesë vëmendjeje dhe gafë e Elseid Hysajt, bëri që të ndëshkoheshim nga ana e Swiderskit, që erdhi nga stoli dhe konfirmoi se është njeriu i momentin për polakët.

Më pas erdhi ajo hedhje sendesh drejt lojtarëve polakë,që solli ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, pasi bëhej fjalë për një gjest të përsëritur, megjithatë pas një paralajmërimi, skuadrat u rikthen në fushë për të luajtur pjesën e mbetur të lojës.

Reja provon gjithçka, duke hedhur në fushë edhe mesfushorët Çokaj e Bajrami, që marrin vendet e Bares dhe Roshit, megjithatë dy tentative të Brojës nuk patën fundin që të gjithë dëshironin dhe vërshëllima finale e arbitrit Turpin la në fuqi suksesin e polakëve.

Pas kësaj ndeshjeje, kuqezinjtë zbresin në vendin e tretë me 15 pikë, dy më pak se Polonia që ngjitet e dytë. Ëndrra për Play Off-in mbetet ende e hapur, por vetëm matematikisht, pasi tani fati nuk është më në dorën tonë, por në atë të polakëve, që vështirë se mund të gabojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.