Kryesore

Është vajzë! Njëra nga ish-konkurrentet më të bukura të “Big Brother” do të bëhet nënë për herë të dytë

11:10 - 13.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga “Big Brother 1” sërish ka një kuriozitet të madh rreth ish-konkurrentëve.




Ilda Gega, ish-banorja e këtij edicioni që me siguri e kujtoni për sherrin e parë live me një tjetër konkurrente të quajtur Mardiola, është në pritje të ëmbël!

Bukuroshja ka publikuar një foto në Instagram ku bie në sy barku i saj i rrumbullakosur ku ka shkruar “Who runs the world? Girls!”. Me këtë shprehje, mesa duket ajo ka konfirmuar edhe gjininë e fëmijës që shumë shpejt pritet të vijë në jetë.

Ilda jeton në SHBA prej vitesh, ku dhe ka gjetur gjysmën e saj më të mirë, Christopher. Ata kanë një djalë së bashku.

Ajo nuk pati mundësinë që të qëndronte në “Big Brother”, mirëpo Ilda mbahet mend në të gjithë fansat e këtij edicioni si një ndër gocat më të bukura aty brenda.Kujtojmë se ajo i ka dhënë fund beqarisë para pak vitesh ku bujë të madhe bëri dasma e saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.