Kryesore

A ka një aleancë të fshehtë me Berishën? Lubonja: Rama po tenton që të eliminojë opozitën, ta kthejë ‘shtëpiake’

14:26 - 13.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ deklaroi se kryeministri Edi Rama po tenton që të eliminojë opozitën.




Përballë analistit Artur Zheji, ku temë e diskutimit është pyetja nëse; ‘A ka një aleancë të fshehtë Berisha-Rama?’, Lubonja theksoi se kryeministri po tenton që të ‘shtëpiakëzoi’ opozitën, me ndihmën sipas tij të Amerikës. Mes të tjerash Lubonja tha se Berisha ka kundra Ramën, amerikanët dhe pjesën e vetë të opozitës së ‘shtëpiakëzuar’.

“Për të kuptuar atë që tha Zheji, ku bashkohemi dhe ku ndahemi. Bashkohemi e pjesa e parë ku tha se; ‘Kemi një Ramë që i thonë, pse nuk bëhesh dhe mbret’. Pra kemi një formë moderne, kthim një parti-shtet. Pastaj roli dhe ku vendoset opozita, Basha, Berisha, apo Meta në këtë proces, ndoshta këtu ndahemi. Teza e Zhejit është se ‘këtë mbajnë njëri-tjetrin. Rama ka nevojë për Berishën dhe ky për kryeministrin’. Në kuptimin se ata janë pjesë e këtij sistemi. Teza ime është; periudha kur kishim rrotacionin fals, kur kishim ndryshim, se kryeministri kthehej në opozitë dhe opozita kryeministër, ishte në 213-ën. Tani është problemi se një bandë po eliminon të tjerat.

Projekti i Ramës është eliminimi i opozitës. Por kemi atë që mund të thuhet; ‘shtëpiakëzim’ i opozitës- opozitë e zbutur. Kush është i buti dhe i forti?! Këtu vjen puna. Ne kemi një Bashë, i cili deri dje thoshte; ‘Rama nuk mundet dot me proces të rregull demokrati, duhet të dalim nga parlamenti dhe të futemi në çadër’. Në këtë linjë kanë qenë të gjithë, edhe Berisha dhe Basha, kjo ishte opozita, një bandë. Se po të kishin mbështetje popullore, s’kishin nevojë për ato protesta të dhunshme. Në këto kushte ‘shtëpiakëzimi’ i opozitës vjen si proces me ndihmën edhe të amerikanëve, siç dihet. Kur ishte fjala për 30 qershorin, i ranë ata ‘bilbilit’ (amerikanët). Pas zgjedhjeve i futën edhe një ‘non-grata’ Berishës nga ana e amerikanëve, por nuk shoh këtu vetëm çështjen amerikane. Lidhjet e Ramës me amerikanët për të ‘shtëpiakëzuar’ opozitën, është proces i cili ka ardhur edhe nga brenda dhe PD. Në thelbin e vetë, këtu janë interesat e sistemit që është konsoliduar. Oligarkia me radhë pas 30 vitesh nuk do më trazira, as premtime për ruspa që thanë se; ‘do iu vëmë ruspat’. Por oligarkia do të të sigurojë pushtetin e vetë. Berisha ka kundëra Ramën, amerikanët dhe pjesën e vetë të opozitës së ‘shtëpiakëzuar’. Se ku do të dalë, se di po kjo është loja! Basha duhet të kishte qëndruar të paktën si bandë dhe jo ‘e shtëpiakëzuar’.

Zheji tha se nëse Amerika i ndërton planet në zyrën e Edi Ramës, atëherë mjerë ne.

“Jo çdo gjë që bërtet ka forcë reale. Unë mendoj që Basha sado paradoksale të duket mënyra e tij holandeze, studimi i tij në perëndim, komunikimi i tij me nerv të brendshëm, jo të bërtitur, heqja dorë nga e drejta zakonore, janë të gjitha në perceptimin që i kemi dhënë shqiptarëve që kjo është forca, ‘burrni’, ‘tradhtar’. Kush e shpalli non grata Berishën, harrohet DASH, harrohet sekretari, harrohet Kongresi amerikan. nëse ndodhemi në një vend që Amerika i ndërton planet në zyrën e Edi Ramës, atëherë mjerë ne, por nuk besoj se ka aq fuqi aq të madhe sa t’iu thotë amerikanëve ma nxirrni pak ‘non grata’ këta. Faktikisht kanë qenë zgjedhjet që Basha ka marrë kuotat më të larta të preferencat. I njëjti doktor nga masakra elektorale, thotë ky humbi zgjedhjet. Cilin doktor të besoj? Basha ka qenë më koherent. Ai ka heshtur. Nuk jam dakord me këtë vijë sjelljeje që ka Basha dhe nuk mund ta larë të masakrohet. E kërcënuan amerikanët, e kërcënon doktori, i thonë ik qërohu se do vijmë ne aty. Të verbuar nga Rama do ligjërojmë xhunglën. Kolaudon dhe legjitimon të majtët rreth Ramës. Thotë më mirë të mbaj këtë status quo-n e fëlliqur se të marr këta”, tha Zheji.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.