SPORT

Lajme të mira për Tiranën, dy titullarët hedhin pas krahëve Covid-in

16:04 - 13.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më në fund lajme të mira për Tiranën. Arzen Voci dhe Kosta Jani që ishin diagnostikuar me COVID, kanë dalë negativë dhe kanë nisur punën me ekipin, shkruan Panorama Sport.




Po kështu, edhe Taulant Seferi që ishte pozitiv ka dalë negativ dhe pritet që sot të jetë në kryeqytet për të nisur stërvitjen. Bashkë me Seferin, negativ ka dalë dhe Ismajlgeci i cili gjithashtu do të bashkohet me grupin për tu përgatitur për sfidën me Teutën në kampionat.

Ndërsa sa i përket Gjumsit, Hoxhallarit, Likës dhe Ngos në ditët në vijim do të shikohet sërish situata e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.