Kryesore

Mustafa Nano ngre alarmin: Po humbasim orientimin pro perëndimor

13:00 - 13.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në stand up comedy-inë e re “Dielli lind andej nga perëndon” Mustafa Nano huazon shprehjen e njohur naimiane.  Amanetin e Rilindasve e ka kthyer në linjën kryesore të monologut. Orientimi i shqiptarëve është natyrshëm perëndimi por në kohët që jetojmë ka humbur disi fryma europianizuese




 “Kam venë rë në kohën që jetojmë  ky lloj mesazhi po humbet terren dhe orientimi ynë perëndimor po humbet terren. Kjo është vuajtja ime, kjo është arsyeja pse unë po e bëj këtë stand up comedy, këtë show në mënyrë që të sensibilizoj njerëzit, duhet të kemi kujdes se është një mesazh shumë i rëndësishëm. Është një amanet që na i kanë lënë të parët tanë, Naim Frashëri ka qenë personi që e ka shprehur kaq të fortë por orientimi pro perëndimor ka qenë orientimi kryesor i elitës sonë politike në fund të shekullit të 19 dhe në fillim të shekullit të 20.” 

Ashtu si edhe në dy stand up comeditë e para, Nano  rrok tema të mprehta, të cilat kanë në fokus realitetin shqiptar.  Me tone komike e ironie synon të ndërgjegjësojë por edhe të denoncojë, jo pak edhe përqesh.

 “Unë flas për qëndrimin ndaj gruas, për qëndrimet tona kolektive, për një qasje kolektive të shqiptarëve flas për shqiptarë që përgjithësisht janë mendje mbyllur  megjithëse Shqipëria është një vend i hapur, flas për një qasje të dhunshme që ne kemi me njëri-tjetrin. I qortoj i denoncoj në mënyrë edhe komike, merrem pak edhe me fetë. Përqesh fanatizmin fetar jo fetë, të gjithë duhet të kemi respekt për besimtarët për fanatizmin duhet të na shqetësojë të gjithëve. Synoj të përqesh disa tipare tona që ne i marrim për vlera por që për ne nuk janë vlera për të gjitha ata që duan perëndimin”

Sa herë del në skenë jo pak trazon mendje e shpirtra. Por nuk ka aspak qëllim të provokojë thotë

 “Nuk është qëllim provokimi është pasojë që vjen unë nuk e kam qëllim. Unë them gjera që i mendoj, ja tani që më pyesni ju unë jam i sigurt që do provokohen njerëzit. Edhe mbaj qëndrimet e mia që janë pak kontroverse, nuk bëjnë pjesë tek qëndrimet main stream, edhe provokojnë por unë nuk është se shqetësohem shumë”

Premiera e “Dielli lindja andej nga perëndon nis nga kjo e premte, Nano ka një ftesë për publikun

“Premiera është 15-16-17  të premte, të shtunë e  të diel e ftoj publikun të kalojë, jam i sigurtë që nuk do pendohen, do argëtohen do degjojnë gjëra komike dhe gjëra serioze”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.