Kronikë

Në pranga 3 burra dhunues në Shkodër/ Një i ri rreh prindërit, një tjetër ish-gruan dhe fëmijët

14:58 - 13.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shkodrës ka arrestuar tre burra dhunues. Një prej tyre ka dhunuar prindërit fizikisht dhe psikologjikisht. Një tjetër ish-bashkëshorten dhe fëmijët e një tjetër për tentativë përdhunimi.




Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. H., 30 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”, pasi ky shtetas, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikologjike nga ish-bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të saj, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 55 vjeç banues në Shkodër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura“ mbetur në tentativë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 40 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.