Kryesore

Pse personat e vaksinuar duhet të mbajnë maskën? Eskpertët tregojnë 4 arsyet kryesore

21:45 - 13.10.21 Gazeta Shqiptare

Rastet e Covid-19 janë në rritje: Rastet e Covid po rriten, veçanërisht në zonat me përqindje më të larta të njerëzve të pavaksinuar. Deri më sot, rreth 40 milionë njerëz në SHBA janë infektuar me SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19.



Edhe personat e vaksinuar mund të infektohen

Tre vaksinat ekzistuese të Covid-19 janë ende efektive kundër variantit Delta, por jo aq efektive sa janë kundër llojit origjinal të virusit.

Kjo do të thotë që ju mund të infektoheni dhe të sëmureni edhe nëse keni bërë vaksinën.

Personat e infektuar të vaksinuar mund të përhapin virusin po njësoj si të pavaksinuarit: Çdokush që rezulton pozitiv me Covid-19, i vaksinuar ose i pavaksinuar, prapë mund ta transmetojë virusin.

Kjo është e vërtetë edhe nëse keni simptoma edhe nëse nuk keni dhe varianti Delta është shumë më infektiv sesa lloji i mëparshëm.

Vaksinat bëhen më pak efektive me kalimin e kohës

Dëshmitë e reja tregojnë gjithashtu se efektiviteti i vaksinës po zbehet me kalimin e kohës, thotë Dr. Kullar. Kjo është arsyeja pse disa vende kanë vendosur për të bërë dhe dozën e tretë.

Maskat janë efektive:

Studime të shumta konfirmojnë se maskat funksionojnë për të ngadalësuar infeksionet Covid-19. Askush nuk e di saktësisht se sa, por studimet tregojnë se ulja mund të jetë deri në 70 përqind, 80 përqind ose më e lartë.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.