AKTUALITET

“Qytetarët në Kurbin kanë 3 javë pa marrë bonusin e qerasë”, deputeti i PD denoncon: Qeveria të mos luajë me bukën e gojës!

22:05 - 13.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kastriot Piroli, deputet i PD-së, ka denoncuar mungesën e bonuseve për familjet e prekura nga tërmeti. Sipas tij në Kurbin prej 3 javësh 1500 familje jane pa bonus qeraje. Ai akuzon qeverinë se ka mashtruar qytetarët dhe se pas 2 vitesh nga tërmeti 6 mijë qytetarë të Laçit nuk kanë shtëpitë e tyre.




“Braktisja e madhe e qeverisë në Kurbin. Prej 3 javësh 1500 familje pa bonus! Qeveria të mos vjedhë për pak orë dhe të zgjidhë menjëherë problemin!  Arben Ahmetaj mashtroi sërish sot banorët e Kurbinit. 2 vite pas tërmetit shkatërrimtar, të paktën 6 mijë laçjanë jo vetëm nuk kanë hyrë akoma në shtëpitë e tyre, por nuk marrin më as bonusin e qerasë.  Bonusi duhet të ishte në llogaritë e qytetarëve prej datës 1 tetor. Sot është mesi i muajit dhe banorët e dëshpëruar gjenden përpëra llogarive bosh! 1500 familjet janë në gjendje mbijetese! Çdo ditë vonesë e bonusit të qerasë do të thotë që kryefamiljarët kanë hequr paratë e bukës së gojës së fëmijëve për të paguar qeranë, që ka marrë përsipër ta paguajë qeveria.  Jam i bindur që Edi Rama dhe Arben Ametaj nuk duan t’ia dinë për jetën e vërtetë të vështirë të njerëzve të ndershëm, sepse ata jetojnë mes luksit. Vetë darkojnë te Nusreti, ndërsa për qytetarët e Kurbinit nuk paguajnë as detyrimin ligjor të bonusit të qerasë. Është e pafalshme kjo mizori kundrejt njerëzve më të pamundur.  Qeveria ka para, por i ka për të vjedhur me tenderat e energjisë. Le të mos vjedhin për disa orë dhe t’u japin banorëve të Kurbinit urgjent bonusin e vonuar prej 3 javesh. Le t’i lënë llogaritë e rrogave të tyre bosh dhe të mos luajnë me bukën e gojës!”- shkruan ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.