AKTUALITET

Sherri nisi në lokal, si ndodhi plagosja e dyfishtë në Tiranë. Dyshohet për shpërndarjen e drogës

18:03 - 13.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhjen detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se sherri ka nisur mes dy grupe rinjve brenda një lokali në Tiranë.




Të rinjtë filluan të konfliktoheshin me njëri-tjetrin, deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Në momentin që u qëllua, një prej të përfshirëve në sherr u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes. Për të lëvizur sa më shpejt, tentoi që të kërkonte taksi, por asnjë nuk qëndroi që ta ndihmonte.

Paraprakisht, siç raporton gazetarja Dorjana Bezat, dyshohet se pas kësaj përplasjeje fshihet shpërndarja e drogës, ku në konflikt janë përfshirë pesë persona. “Ndoshta një konflikt për mosndarje lekësh mund të ketë çuar në përplasje”, shprehet gazetarja.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.