Kryesore

Përplasjet në PD, Basha-Ramës: Bën mirë që i ndjek me kërshëri, shiko deri në fund se kushdo që vë interesat e tij mbi të shqiptarëve e pret një fund…!

12:52 - 14.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, lidhur me debatet brenda selisë blu, teksa ky i fundit i cilësoi si fundin e etikës.




Nga foltorja e Kuvendit, Basha iu drejtua Ramës, duke i thënë se bën mirë që i ndjek ngjarjet brenda PD-së me kërshëri, ndërsa i kërkoi të mësojë dhe të shohë deri në fund, pasi “këdo që vendos interesat e tij personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret një fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb, që ka vendosur të ecë përpara”.

“Bën mirë që i ndjek ngjarjet brenda familjes sonë politike me kaq kërshëri, mëso, por shiko deri në fund, se as ty, dhe askënd tjetër, që ka bërë hesap të vendosë interesa te tij personale mbi interesat shqiptare, nuk i pret një fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb, që ka vendosur të ecë përpara. Dhe po të them, PD ka vendosur të ecë përpara dhe të udhëheqë përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Kjo rrugë mund të bëhet vetëm duke mobilizuar gjithë shqiptarët, që pikë sa pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë pengesën, që je ti dhe lemeria jote, që e quan qeveri”, tha Basha.

Më tej, kryedemokrati foli dhe për zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se qeveria fitoi me banditë, patronazhistë dhe paratë e tenderave.

“Është hajdutëria e babëzia jote që vazhdon të gërryejë financat e shtetit. Është mungesa e ndëshkueshmërisë që shkatërron moralin edhe të nëpunësit më të fundit, në një shtet të kapur. Shqipëria është një shteti i kapur nga korrupsioni. DASH e ka thënë e zeza mbi të bardhë se Shqipëria është shteti më i korruptuar në Ballkan.
Edhe më 25 prill, me bandit, me shkrirjen e shtetit me banditët, me patronazhistët, që o do të tërhiqen, o do t’i gjejë belaja, se këtu nuk do të instalohet më sigurimi i shtetit, edhe me paratë e tërmetit për vota, legalizimet për vota, shpërdorimin e pandemisë me tendera sekretë, me të gjitha këto prapë nuk ja dole, përvesçe të zgjasësh edhe disa blipa të tjerë jetën e kësaj fatkeqësie, që ti e quan qeveri, por shqiptarët e quajnë lemeri. Ti ke tetë vjet dhe nuk e di ç’është programi. Ne jemi këtu për të bërë detyrën tonë, për të kthyer vendin në shinat e demokracisë, dhe për të të çuar ty aty ku e ke vendin, së pari jashtë kësaj salle, dhe së dyti, kur t’i rriten kicat SPAK, do ta tregojë vendin tjetër pushteti i tretë, që për momentin e ke vënë nën gjuhë dhe e kontrollon”, shtoi kryedemokrati.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.