Kryesore

“Qeveria nuk ka inventar për shqiptarët e larguar”/ Salianji: Policia është kthyer në një agjenci lajmesh

15:52 - 14.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji e ka konsideruar Ligjin për lehtësimin e punësimit të shtetasve të huaj si një ligj që lidhet vetëm me  interesat e disa oligarkëve që e kanë propozuar atë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji tha se Shqipëria është një vend që nuk ka inventar të shtetave të saj që largohen nga vendi.




Ai ka akuzuar qeverinë se po bën gjithçka për të krijuar pabarazi dhe ku të gjitha pasuritë janë përqendruar në një grup personash.

“Qeveria e Shqipërisë ka zgjedhur të kujdeset për një ligj i cili lidhet vetëm me interesat e disa oligarkëve të cilët janë edhe propozuesit. Të dhënat e Eurostat i kanë të qartë të gjithë, numrin e shqiptarëve që kanë kërkuar azil ekonomik. Por numri i shqiptarëve të larguar ende nuk ka shifra të sakta. A jemi ne një shtet pa inventar të hyrjeve dhe daljeve të qytetarëve shqiptarë që ikin në mënyrë ilegale? Ne nuk e dimë edhe sot. Kjo ka krijuar një problem që nuk ka një koleg që nuk i thonë që është një problem themelor. Qeveria çfarë bën? Në vend të një politike për të mos larguar shqiptarët bëhet një ligj për lehtësimin e punësimit të shtetasve të huaj. Ndërkohë që jemi në këtë situatë pa inventar dhe emigrantët siç u pa doli para disa ditës në Pogradec se si një furgon me emigrantë dhe dy policët që nuk dinin ku të fusnin dorën për pistoletat. Por pse largohen shqiptarët? Qeveria po bën gjithçka për të krijuar pabarazi, mes qytetarëve shqiptarë.  Të gjitha burimet njerëzore i ka përqendruar vetëm në një grusht njerëzish dhe po krijon ekstremitete. Ne nuk kemi invetar, nuk kemi kontroll. Po shohim se si kërcet pushka dhe arma në lagjet e Shqipërisë. Ne po shohim se si vrasjet e stilit mafioz, me djegie makinash dhe autorët nuk gjenden kurrë. Policia është kthyer në një agjenci lajmesh. Ne shohim se si avionë droge nuk gjenden nga vijnë dhe as personat që e përdorin.

Ne jemi në situatën që nuk kontrollojmë territorin me kaq banorë.  Ne jemi kthyer në një qendër operacionale e drograve të rënda. Sipas OKB jemi vendi i parë për prodhimi  ekanabisit në Shqipëri marrim përsipër të sjellim emigrantë në Shqipëri. Vetëm tek Unaza 17.4 milionë fiton oferta më e shtrenjtë. Pra 2 ditësh 10 milionë euro OSHEE më shtrenjte energjinë”- tha Salianji.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.