Kryesore

Rama i kthehet Bashës: Mos shaj e fyej si ai i ‘foltores’, nëse tregon anën tënde origjinale atëherë mund të diskutojmë për bashkëqeverisje

12:49 - 14.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar kryedekomratit Lulzim Basha duke i thënë që të kursejë përdorimin e fjalëve fyese.




Rama nënvizoi se është i hapur për debat, por për atë që bëhet përmes ideve, e jo përmes sharjeve. Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se kur të arrihet kjo, ndoshta mund të diskutojmë për bashkëqeverisje.

“Ajo që ndodh me ju më bën të ndihem keq, sepse është fundi i etikës, fundi i një partie e cila gjithsesi ka bërë çka bërë deri këtu nuk kishte shkuar. Është e shëmtuar ajo që ndodh. Foltoren këtu s’e solla unë, foltoren këtu s’ke për ta dëgjuar, nëse e sjell ti atë këtu. E qeshura që të del natyrshëm të del e sforcuar këtë kohë. E mora fjalën vetëm për të vendosur disa pika mbi i. Foltoren e sjell ti ku vjen këtu i fundit dhe fillon siç fillove sot një logo të re fjalësh më të ulëta që mund të nxjerrë njeriu në sy të të gjithëve. Mos imito, hiq dorë nga imitimi që këtu e quajte ustai, i yti, jo i imi, sepse sa më shumë e imiton aq më pak mund të kthehesh në realitet ato që sheh në ëndërr.

Ai thoshte sa herë dilte këtu ‘edhe studentët e mjekësisë’, ti dole te ato të psikologjisë. Këto janë gjëra të ulëta. Ai ishte autori i një dosje të fabrikuar nga A te ZH-ja që i ka dalë rrënja e së vërtetës në lidhje me djalin tim. Ti e rimerr këtu prapë, pas 30 vitesh, e më tregon mua t’i prindin. E kupton se sa poshtë je? Me këto do e ringresh? Është turp duke përdorur fjalët e ulëta mes këtyre grave dhe burrave që për ty janë të ndarë. Nuk fiton me këto. Fole për çmimin e energjisë. Ti thua që çmimi i energjisë, qenka i rritur. Jo. Nuk është i vërtetë. Energjia paguhej në dy fasha. Ky shtet kompenson me para diferencën e atyre që nuk kanë nevojë. Ke idenë që mund të ulet, shumë mirë, sill ekspertizën dhe e diskutojmë. Ndryshimi mes meje dhe teje është që unë nuk mbaj njerëz nëpër gojë. E di gjithë Shqipëria që këto janë gjoba. E di gjithë Shqipëria se si ndodh që goditet një person me emër dhe papritur e pa kujtuar mbaron sulmi. Atë emrin që përmende formulo denoncimin dhe dili për zot te SPAK-u, meqenëse e sjell SPAK-un këtu gjatë gjithë kohës.

Shifrat janë të thjeshta. E për ta mbyllur me çmimin e karburantit. Unë nuk e fsheh që po, patjetër, në çmimin e karburantit ka një taksë karboni. Pyetja është që sot në krizë që është rritur kriza, ata e blejnë më shtrenjtë naftën para se ju ishit në pushtet apo më lirë. Çmimi në benzinatë me të gjithë taksën e karbonit brenda, që s’ka për t’u hequr, sepse ne themi që ata që ndotin më shumë, paguajnë më shumë. Që nga Isamil Qemali e deri në sot, po të mbledhësh kilometrat, s’i bën dot kilometrat që kam bërë unë për shkak të detyrës. Në sa familje kam hyrë unë dhe sa duar kam shtrënguar unë, ty të duhen disa jetë, e nëse do të fillosh të zgjohesh herët. Por me këtë regjim zgjimi që ke ti, ty të duhen shekuj e shekuj.

Unë kam mësuar të lexoj shifrat dhe shoh atje, kam këtu te lëkura e dorës, qindra mijëra duar shqiptarësh, të gjitha moshave, e në këtë pikë s’më jep askush leksione. Zero. Por, t’i thuash shqiptarëve që të gjithë ju duhet të paguheni më pak, e të gjithë duhet të mbështeteni nga shteti, kjo do të thotë që s’je parti e qendrës së djathtë, por se ke marr vesh që ka ndryshuar sistemi. Ti i ke gjet gjërat gati vlla, kështu je mësuar. Ti duhet të tregosh se çfarë bëre, e mos na thuaj që futa Shqipërinë në NATO, e hoqa vizat. Ti flet për milionat me lehtësi të madhe.

Nëse do debat idesh, debat argumentash, debat opinionesh, interpretimesh faktesh, bëje, e nëse vjen këtu e i jep gojës si ai tjetri, mos u anko që të vjen foltorja në bisedë. Nëse vjen këtu e lëshon të shara, e akoma se din nëse je në gjumë apo realitet. Dil këtu, thuaj ato që ke për të thënë dhe mos u fut në garë se kush shanë më shumë. Për të shara, nuk e konkurron njeri ustain, është sharësi dhe shpifësi më i madh që ka jetuar në hapësirën shqiptare. Bëj debat, e mos hy në historira si klinika, sepse ti je shumë larg, ai është origjinali dhe ti kopja. Kur të kalosh nga kopja te origjinali, atëherë kushedi ndodh dhe bëhesh gati për bashkëqeverisje”, tha Rama.

 


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Fatmir Lohja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.