Kryesore

“S’kam gjetur asgjë gati”, Basha ‘majë për majë’ me Ramën: Të sollën nga Parisi dhe i bëre betejat e tua

12:50 - 14.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa i është kundërpërgjigjur sërish deklaratës së kryeministrit Edi Rama, deklaroi se ky i fundit pasi e sollën nga Parisi për të bërë betejat e tij.




Mes të tjerash Basha tha se ai nuk ka gjetur asgjë gati kur i hyri politikës.

“E gjithë puna është se si të heqësh vëmendjen nga ajo. Ta kanë lënë me porsi të dalësh para kamerave. Sa qesharak që je. Po mos të ishe ai që ka në dorë buxhetin dhe fatet e njerëzve, s’po më argëtojë më shumë se ata aktorët që shfaqen në kopshte fëmijësh. Kjo nuk është foltore për përballje personale, por të japësh llogari para shqiptarëve. Ngaqë nuk jep dot sqarim, rreshket në këtë llogore. Për këtë po të them se je kapur me thonj pas foltores dhe pjesën më të keqe të këtyre 30 viteve s’ka njeri që e ka kapur më fortë. Gjërave kryesore si dhe përgjigje.

Vjen e flet këtu për taksë karboni. Kush të foli ty për taksë karboni. Kush e rriti me 100 lekë çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri? Kush? Me 120 lekë të tjera një vit më vonë, taksën e rritur të qarkullimit? Kush ia shtoi? 65% e çdo litri shkon taksë për ty dhe ortak për ty. Njerëzit i le në çadra. Shkollat si hap. Ti i ke bere betejat e tua. Ke ardhur ose te sollën nga Parisi. Siç thoshte ai që të solli. Siç thonë edhe shokët e tu, që e ke lidhur miqësinë me aleancën e krimit. E ktheve Tiranën në lavatriçe të parave. Unë s’kam gjetur asgjë gati, përveç ‘tigrit’ në zonën time elektorale. Kur humbi tha se ia vodha unë zgjedhjet. E di që të dhemb 2009 më shumë se 2055. Të dhëmbin ata deputetë të Elbasanit. Për mos të thënë që të hoqa bankomatin. Ti punëtor i madh që nuk të zë gjumi. Ty s’të zë për arsye të tjera. Për këtë duhet t’ja lë në dorë mjekëve të flasin ata. Meqë ja ke kërcit fjalëve si burrë ‘i madh që je’, po këto janë të vërtetat. Ti po bëhesh gati që të vjedhësh shqiptarët. Je ti që në këtë kohë po paguan për tunelin e Llogarasë. Je ti dhe vetëm ti që ke tenderuar lotet e unazës. Hajdutëria dhe babëzia jote që vazhdon të gërryejë financat e shtetit.”, -tha Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.