Kosova

Mbyllet fushata elektorale në Kosovë/ Abdixhiku: Të dielën hapim dyert e shpresës për të gjithë

20:52 - 15.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është mbyllur edhe fushata elektorale nga partitë në Kosovë. Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar të gjithë kandidatët të cilët i kanë hyrë garës për të qeverisur me komunat e Kosovës.




Abdixhiku thotë se tashmë është i bindur që është afër rikthimi i madh politikë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Kemi thënë gjithherë se zgjedhjet janë festë, e festa duhet parë përherë sepse nuk ka asgjë më të vlefshëm sesa besim qytetarë e besimi i dhënë me votë. Sot jam më se i bindur që rikthimi ynë i madh politikë është afër. LDK garon me ekipin më të kualifikuar në vend, kandidatet tanë janë njerëz me integritet, përvojë dije e vullnet të jashtëzakonshëm”, tha Abdixhiku, transmeton KP. Ai tha edhe se partia me të cilën ai udhëheq hap dyer e shpresë në çdo familje, për çka tha se besimin e marrë do të bëjnë kujdestari me përgjegjësi.

“Me besim në zot, me dashurinë për shtet, me lidhje të fortë ndaj njëri tjetrit LDK shtrinë dorën për të gjithë. Të dielën më 17 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të hap dyert shpresës për secilën shtëpi e familje, për çdo lagje të fshatit e qyteteve tona. Këto janë zgjedhjet e dinjitetit, mirëqenies dhe garancës se vullneti juaj politik është themeloi i demokracisë për qytetarët dhe vendin tonë. Si të tillë besimin e marrë më 17 tetor do ta kujdestarojmë me përgjegjësi. Le të udhëtojmë së bashku në këtë rrugëtim gjithë për të gjithë”, u shpreh Abdixhiku.

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.