AKTUALITET

Rinovimi i patentave/ “Duke nisur nga nëntori i këtij viti ulje drastike të tarifave”, Rama jep lajmin e mirë

18:37 - 15.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë ata qytetarë që zotërojnë një leje drejtimi.




Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë theksoi se duke nisur nga nëntori i këtij viti, tarifat për patentat që do të rinovohen, do të pësojnë ulje drastike. Kështu çmimi i tyre do të jetë nga 35 mijë lekë, në 20 të vjetra.

“LAJM I MIRË nga DPSHTRR

Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin ( me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë.
Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%
Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa
#VëmendjaTeQytetarët #RisiLehtësi
#SkaKohëPërPushim”, -shkruan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.