Kryesore

Përkujtohet viti jubile i 150-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, ambasadori i OSBE: Nuk është një kalimtar në kohë

14:40 - 16.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Kuvendin Françeskan në Shkodër është përkujtuar viti jubile i 150 vjetorit të lindjes të At Gjergj Fishtës, klerikut shqiptar i cili është themeluesi i letërsisë dhe publicistikës shqipe. Në këtë aktivitet mes shumë personalitetesh mori pjesë edhe ambasadori i OSBE në Shqipëri Vincenzo Del Monaco, i cili tha se Fishta nuk është një kalimtar në kohë.




“Fishta nuk është një kalimtar në kohë, duke huazuar titullin e një libri interesant nga Maurizio Serra dhe Francois Fejto. Fishta është eksponenti i spikatur brenda një periudhë të trazuar të historisë shqiptare dhe gjithë historisë europiane. Fishta prodhon dhe konsumon kulturë. Importon në Shqipëri parime, rryma mendimi zakone që i ka përthithur gjatë qëndrimeve të tij të gjatë përtej Adriatikut. Është vlera e jashtëzakonshme e përkthimeve në shqip të veprave të huaja moderne, të shtypshkronjave të hapura në Shqipëri. Fishta mbetet shenjë dhe instrument i kohës në kohë. Është në të tashmen e së shkuarës që është kujtesa, në të tashmen e të tashmes që është vizioni dhe në të tashmen e të ardhmes, e cila gjithmonë për Shën Augustinin qëndronte tek pritja”, tha ambasador i OSBE në Sshqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi dhe arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra vlerësuan figurën e një kolosi si Atë Gjergj Fishta në 150 vjetorin e tij të lindjes. Profesori Mark Marku i cili dha kontributin e tij në daljen e botimit të veprës së plotë të At Fishtës u shpreh se në tekstet shkollore Fishta është shumë pak prezent dhe se në këto 30 vite ka patur një tendencë për të lënë në hije vepra e tij.

Profesori i letërsisë në universitetin e Shkodrës Vincenc Marku gjatë publikimit të dorëshkrimeve origjinale të Fishtës në bibliotekën franceskane në Shkodër tha se është një vlerë e rëndësishme e kulturës shqiptare që kanë arritur të ruhen deri në ditët e sotme.

At Gjergj Fishta lindi në vitin 1871dhe u nda nga jeta në vitin 1940 në moshën 69 vjeçare. Është një prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë e kulturës kombëtare duke lënë pas vepra me shumë vlerë dhe që janë pjesë e identitetit kombëtar. Për herë të parë Kuvendin Françeskan në Shkodër në 150 vjetorin e Atë Fishtës botoi të plotë veprën e tij, kolosit të letrave shqipe.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.