Kryesore

Akademia Albanologjike refuzon shkrirjen me Akademinë e Shkencave, Përzhita: Bashkëpunojmë për Fjalorin, Enciklopedinë e Historinë

21:08 - 18.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akademia e Studimeve Albanologjike ka refuzuar shkrirjen ose bashkimin e disa instituteve të saj me Akademinë e Shkencave. Pas propozimit të kryetarit Skënder Gjinushi, rektori Luan Përzhita, në “News 24 ” argumenton arsyet e vendimit.




“Senati akademik e ka quajtur të pamundur, sepse nuk e lejon ana ligjore. Senati mendon që ne duhet t’i mëshojmë forcimit të këtij instuticioni. Akademia e Studimeve Albanologjike ka peshë specifike e duhet të rrijë e unifikuar” tha Përzhita mes të tjerash.
Pas propozimit që dukej se rikthente institutet në Akademinë e Shkencave çka anulonte ndryshimet të vitit 2008, Përzhita, pati takime të nivelit të lartë me presidentin Ilir Meta dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi.

“Kemi biseduar me dy personalitete, me Presidentin e Republikës dhe me ministren e Arsimit, të cilët janë njohur më nga afër me shqetësimet që ne kemi dhe kemi pasur mbështetjen e tyre në rrugën tonë. Së shpejti do të ngrihen grupet e punës për ligjin e shkencës ku do të ristrukturohen institucionet shekncore” , thotë Përzhita.

Ndonëse kalimi i instituteve nga Akademia e Studimeve Albanologjike te ajo e Shkencave refuzohet sepse zhbën ndryshimet e 2008-ës, Përzhita pohon se bashkëpunimet do të vazhdojnë.
“Një pjesë e mrië e studiuesve tanë janë pjesë e projekteve të Akademisë së Shkencave, që ëshët Historia e Shqipërisë, Fjalori i Gjiuhës shqipe dhe enciklopedia e popullit shqiptar”, tregon ai.
Si rektor, Përzhita synon përmirësimin e Akademisë Albanologjike, marrjen në punë të studentëve ekselentë, certifikimin e teksteve shkollore, e përtej ligjit për shkencën më shumë vëmendje për parqet arkeologjike, duke qenë se është arkeolog.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.