Kryesore

“Berisha po kërkon te lidhë vendimin ‘non grata’ me fatin e PD”/ Basha në mbledhjen e grupit: E mbështes në kërkesën për transparencë, por …

18:54 - 18.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen non-grata të Sali Berishës. Kam mbështetur e mbështes përpjekjet e tij për transparencë e drejtësi.”. Kështu ka deklaruar sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.




Burime kanë zbardhur të plot fjalën e Bashës sot para deputetëve të tij, ku nuk kanë munguar debatet për çështjen ‘Berisha’. Sipas Bashës, plani i Berishës është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij.

“Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen non gratta të Sali Berishës. Kam mbështetur e mbështes përpjekjet e tij për trasparencë e drejtësi. Për fat te keq ai po kërkon ta lidhë shpalljen e tij non gratta me fatin e Partisë Demokratike. Në një anë ai po  thotë nuk do të votojmë vendimin e qeverise amerikane për shpalljen e tij non gratta. Nga ana tjetër po  kërkon të votojë vendimin e Lulzim Bashës  që është marrë në respekt të vendimit të SHBA.

A nuk nuk është e njëjta gjë në aspektin e pasojave politike për PD?

Përtej tymnajave, plani i tij, nëse do të flitej për një plan, është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij. Kjo është pa asnjë përpektivë qoftë për PD, qoftë për vetë Berishën. Dhe askush me një fije përgjegjësie ndaj sakrificës së demokratëve, duke nisur nga unë i pari nuk mund dhe nuk do ta pranojmë këtë.”, tha Basha para grupit të PD-së.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ndryshimin e statutit ,zgjedhja e strukturave ne parti,ne fund zgjedhja e kryetarit me mandat katervjecare,nuk kane asnje ludhje me amerikanet.Pse eshte tinzare i ngaterron amerikanet ne kete mesele.Kush zgjidhet kryetare i pd-se?Ai qe ka perkrahes me shume.

    Përgjigju ↓