AKTUALITET

Godina i nënshtrohet rikonstruksionit, mbyllet Galeria Kombëtare e Arteve

18:55 - 18.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Galeria Kombëtare e Arteve do të mbyllet përkohësisht, pasi do t’i nënshtrohet rikonstruksionit.




Referuar zbatimit të projektit të Ministrisë së Kulturës për rikonstruksionin e godinës së GKA-së, ambientet e këtij objekti do të mbyllen, duke filluar nga 18.10.2021 deri në përfundimin e punimeve.

Galeria Kombëtare e Arteve është ngarkuar të marrë masa për transferimin e orendive, pajisjeve, arkivin administrativ pranë ambienteve të Albafilm sh.a.

Por aktiviteti i institucionit do të vijojë.Në bashkërendim me Muzeun Historik Kombëtar apo entitete të tjera do të zhvillohen ekspozita të përkohshme dhe programe publike.Po ashtu, në bashkërendim me Ministrinë e Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale Arsimore, do të zhvillohen aktivitete kreative për edukimin e fëmijëve, në institucione arsimore.

Periudha e realizimit të punimeve në godinën e GKA do të shfrytëzohet për restaurimin dhe digjitalizimin e fondit artistik dhe arkivave, në bashkërendim me institucionet e specializuara të trashëgimisë kulturore.Galeria Kombëtare e Arteve do t’i nënshtrohet rikonstruksionit total, si një investim i qeverisë shqiptare, duke ruajtur dhe evidentuar vlerat e projektit të prof. Enver Fajës.

Një godinë simotër do i shtohet asaj ekzistuese, në pjesën e pasme, me të njëjtat volume, duke zgjeruar hapësirat e fondit të ruajtjes së veprave të artit, ekspozimit, laboratorëve restaurues, aktivitetit edukues për të rinj e fëmijë e shërbime për vizitorët.

Nga 4.600 m2 që është sot, muzeu do të shtrihet në 10.100 m2. Sakaq vlera e investimit është rreth 1 miliard lekë.Projekti është realizuar në vitin 2018 nga Studio Atelier4Po ashtu projekti zbatohet nga bashkimi i operatorëve “4 A – M” sh.p.k., “K.A.E.XH.” sh.p.k., “IMAGE & COMMUNICATIONS DEVELOPMENT” sh.p.k., të përfaqësuar nga “4 A – M” sh.p.k

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.