AKTUALITET

“Sfidat e Kosovës janë edhe të Shqipërisë, bashkë për të inkurajuar bashkëpunimin rajonal”, Nikolla ndan detaje nga takimi me zv. kryeministren e Kosovës

13:49 - 18.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Zv. Kryeministren dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gervalla-Schwarz.




Nikolla vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer vëllazëror midis dy vendeve dhe shprehu besimin se Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë dhe Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës do të çojnë përpara bashkëpunimin dypalësh. “Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës ka rëndësi jo vetëm dypalëshe, por është strategjik, stabilizues dhe orientues për perspektivën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

Partneritetin Strategjik gjithëpërfshirës me Kosovën ta bëjmë një model e inkurajim për bashkëpunimin rajonal. Midis të dy Kuvendeve tona ka nisur një bashkëpunim intensiv, i cili mbështet e inkurajon bashkëpunimin midis dy qeverive, të prirur nga rezultatet dhe në të mirë të qytetarëve tanë.

Është institucionalizuar Tryeza e Kryetarëve të Komisioneve dhe është përgatitur Memorandumi i Bashkëpunimit. Shqipëria dhe diplomacia jonë parlamentare do të jenë në krah të Kosovës, për përballimin e sfidave të përbashkëta. Sfidat e Kosovës janë edhe sfida të Shqipërisë.”, – nënvizoi Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Donika Gervalla-Schwarz, falenderoi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria dhe Kuvendi po i japin Kosovës në përballimin e sfidave të vështira aktuale dhe vuri në dukje se Qeveritë kanë nevojë për mbështetjen e Kuvendeve. Kosova e mirëpret dhe është mirënjohëse për ndihmën e madhe të Shqipërisë, sidomos në planin ndërkombëtar, si edhe për bashkëpunimin midis institucioneve e agjencive të të dy vendeve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.