AKTUALITET

Unioni i Këshillit Studentor: Duam zgjidhje për të pa vaksinuarit

14:30 - 18.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Unioni i Këshillave të Studentëve vjen me një deklaratë ditën e sotme pas nisjes me shumë probleme të vitit akademik, ku studentët e pa vaksinuar nuk janë pranuar në auditore.




UKS i kërkon ministrisë së Arsimit dhe Rektorateve të Universitete të gjejnë një zgjdhje për situatën e krijuar pasi është tepër fyese klasifikimi i studentëve në “të vaksinuar” dhe “të pavaksinuar”, gjithashtu është i papranueshën fakti që duhet të bëhet testi i PCR-së për të hyrë në auditore, kur ky test kushton 40-60 euro, shumë kjo e papërballueshme nga studentët.

“Nuk po kërkojmë luks, por po kërkojmë të drejtën tonë për arsimim. Kostot për arsimim vetëm shtohen çdo vit të ri akademik dhe bëhen gjithnjë e më shumë të papërballueshme.“- shkruhet në deklaratë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.